21:41 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Taksa 100 % nga Haradinaj po kritikohet nga ndërkombëtarët, por edhe Amerika do të vepronte njësoj

Vendosja e taksës 100 përqind ndaj Serbisë nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ndonëse është vlerëruar si një nga vendimet më të duhura të qeverisë së udhëhequr nga ai, nga ndërkombëtarët është parë me skepticizëm.

Megjithatë një veprim të tillë në rastin e Haradinajt do ta merrte edhe presidenti i Amerikës, Donald Trump, përcjellë Indeksonline.

Një postim të presidentit amerikan në Twitter që flet për tarifat kundrejt shteteve që sulmunojnë pasurinë e popullit të tij, e ka përshëndetur edhe Meliza Haradinaj këshilltarja e kryeministrit të Kosovës.

Ky është postimi i Donald Trump:

‘Jam njeri i Tarifave. Kur njerëzit apo shtetet sulmojnë pasurinë e vlefshme të popullit tonë, unë dua t’i detyroj ata që të paguajnë për këtë privilegj. Kjo është gjithmonë mënyra më e mirë e maksimizimit të fuqisë sonë ekonomike. Sot ne po inkasojmë biliona nga tarifat. T’A BËJMË AMERIKËN TË PASUR PRAPË.’ –