16:40 / E Mërkurë, 24 Prill 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Takimi i 29 prillit, forma më e mirë e komunikimit me vendet e rajonit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar sot takimin e radhës me ambasadorin gjerman, Christian Heldt, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka përmendur edhe takimin e 29 prillit që do të mbahet në Berlin, me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Haradinajt:

Takim i rregullt me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në vend, bashkëpunimin bilateral dhe fuqizimin e partneritetit ekonomik mes dyja vendeve.

Theksova se Qeveria e vendit është e përkushtuar për integriminin euroatlantik, bashkëpunimin rajonal dhe dialogun Kosovë – Serbi. Gjithashtu e falënderova në emër të Qeverisë së vendi për rolin konstruktiv të Kancelares Merkel, veçmas tani në thirrjen e takimit të Berlinit, si forma më e mirë e komunikimit me vendet e rajonit. /Indeksonline/