13:00 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Takimi me Ahmetin si takimi në mes dy qeverive!

Kryeministri i vendit Rmaush Haraidnaj ka zhvilluar sot një takim me të parin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin me të cilin kanë diskutuar çështje të ndryshme të rëndësishme.

Sipas Haradinajt, takimi në mes tij dhe kryetarit Ahmeti është njësoj si takimi i dy qeverive, atë të Kosovës dhe Shqipërisë, sa i përket rëndësisë.

“Këtij takimi i ka parapri një takim mes neve dyve dhe kemi bërë përgatitje që ky takim të jetë pune.I ngjason takimit mes dy qeverive, me atë të Shqipërisë, sepse vërtet ka plot tema.Kemi diskutuar për Ligjin për Prishtinën,  implikimet që ka ky Ligj dhe me atë që do të ndodhë me rendin, Policinë komunale, shëndetësin dhe Pallatin e Rinisë.Pallati ka disa përgjegjësi të caktuara financiare, biseduam dhe për gjendjen aktuale në arsim, kemi në fokus testin PISA por edhe shëndetësinë gjithashtu. Për sportistët dhe të bërit biznes, të gjitha ato shqetësime, pritje që kanë. Furnizimin e energjisë, përvjetorin e Pavarësisë, pasi të gjitha manifestimet bëhen në komunën e Prishtinës”, ka thënë Haradinaj, shkruan Indeksonline.

Gjithashtu Haradinaj tha se është diskutuar për një ndër projektet më të rëndësishme në Prishtinë, atë të unazës së Prishtinës.

“Veçanërisht folëm për unazën e Prishtinës. Nuk po e elaboroj gjithë por kemi një ide se sit ë ecim përpara. Komuna me propozu mekanizmin dhe drejtimin e punës, kemi marrë obligim që takimin e ardhshëm të bëjmë bashkë me komunën dhe ne nga Qeveria, dhe që aty të jenë drejtorët dhe ministrat. Pa marrë parasysh çfarëdo  debate tjetër duhet të jemi në shërbim të komunës për t’i përkrahur këto tema”,ka përfunduar Haradinaj./Indeksonline/