18:30 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Haradinaj takohet me ish-kryeministrin e Turqisë, diskutohet për zhvillimet e fundit politike!

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ish-kryeministrin e Turqisë, Ahmet Davutoglu.

Haradinaj ka vlerësuar rolin e ish-kryeministrit Davutoglu dhe të diplomacisë turke në lobimin për shtimin e numrit të njohjeve dhe për procesin e përgjithshëm të shtetndërtimit.

Në këtë takim është  biseduar edhe për zhvillimet e fundit politike, për proceset e integrimit euroatlantik dhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, me ç’rast kryeministri Haradinaj theksoi se në Kosovë është krijuar një klimë e favorshme për investitorët potencial.

Ish-kryeministri Ahmet Davutoglu, përgëzoi kryeministrin Haradinaj dhe qytetarët e Kosovës për 10 vjetorin e pavarësisë, duke vlerësuar të arriturat dhe sukseset që janë shënuar gjatë kësaj dekade./Indeksonline/