22:36 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Haradinaj takohet me shefin e CIA-së, tregon se çfarë bisedoi

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me shefin e CIA-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Njoftimin për këtë takim shefi i ekzekutivit kosovar e ka bërë përmes një postimi në “Faceobok”.

“Pata nderin të takoj Drejtorin e CIA-s, Mike Pompei, me të cilin biseduam për sfidat e sigurisë në Kosovë dhe më gjërë.
Kosova dhe ShBA janë partnerë strategjik në shumë fusha e posaçërisht në atë të sigurisë. Kosova është e bekuar që nuk është e vetme në ballafaqim me sfidat rajonale dhe globale”, ka shkruar ai. /Indeksonline/