75 Mall Live Search
16:40 / E Enjte, 19 Shtator 2024 / L K

Haradinaj takon Ambasadorin Orav: Kosova duhet t’i kthehet kursit të saj drejt integrimit euro-atlantik

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim njoftues Ambasadorin e BE-së në Kosovë, z. Aivo Orav. 

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook. 

“Sot, mirëprita në takim njoftues Ambasadorin e BE-së në Kosovë, z. Aivo Orav. Ambasadorit i urova mirëseardhje në vendin tonë, si dhe shpreha nevojën për avancimin e vendit tonë drejt integrimit në BE”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka konfirmiar angazhimin e tij dhe të AAK-së, në agjendën integruese. 

“Si Aleancë, konfirmova angazhimin tonë në agjendën integruese dhe përkrahjen e reformave të nevojshme që vendi ynë duhet t’i shtyej përpara. Theksova se, Kosova duhet t’i kthehet kursit të saj drejt integrimit euro-atlantik. Ky rrugëtim duhet të kulmojë me anëtarësim në NATO dhe BE”, është shprehur Haradinaj.