19:55 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj takon bashkatdhearët në Belgjikë (Foto)

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, po qëndron në Bruksel në kuadër të një vizite që përfshin takime me krerët e Bashkimit Evropian, ka takuar sot bashkatdhetarët që jetojnë në Belgjikë.

“Në mjediset e shtëpisë sonë, Ambasadës së Kosovës në Bruksel, sonte takova bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Belgjikë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

“Diaspora jonë është lidhja e Kosovës me Evropën dhe puna e tyre për vendlindjen është e madhe dhe e pakursyer. Mbështetja për diasporën tonë do ta ndihmojë zhvillimin e vendit dhe do ta forcoje rrugën tonë drejt integrimeve”, thuhet në shkrimin e Kryeministrit, në rrjetin social.

“Në përgatitje për takimin me Këshillin e Stabilizim Asociimin këtu në Bruksel e pashmangshme të mos takojë edhe njerëzit tanë që e duan dhe jetojnë me atdheun e tyre”, ka thënë Haradinaj.

Ditë më parë, Reuters shkroi se Haradinaj mund të arrestohet gjatë udhëtimeve jashtë vendit, edhe pse mban postin e shefit të ekzekutivit, nëse Serbia nuk e tërheq fletarrestin kundër tij që e ka dërguar në Interpol.