12:47 / E Premte, 18 Maj 2018 / indeksADMonline

Haradinaj takon kryeministrin bullgar, thotë se Kosova është me fat që ka mbështetjen e tij

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili po qëndron në Bullgari, është takuar me homologun e tij bullgar.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Kosova është me fat që ka mbështetjen e një miku si kryeministri Borissov, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i Haradinajt:

Një takim bilateral tejet i frytshëm me Kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov.

Bullgaria është model se si e ka ndërtuar rrugën e saj drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Borissov ka treguar përkushtim të madh për vendet e Ballkanit derisa ka kryesuar me Presidencën Evropiane dhe Kosova është me fat që gjatë kësaj kohe ka qenë e përfshirë në shumë nisma rajonale dhe ka pas mbështetjen e miqve si Kryeministri Borissov.

E falenderova për mbështetjen e vazhdueshme dhe e ftova që ta shoh vendin tonë si treg të hapur edhe për investitorët bullgar. /Indeksonline/