75 Mall Live Search
22:10 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Haradinaj takon Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropë, Wess Mitchell

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropë, Wess Mitchell, me të cilin ka diskutuar për domosdoshmërinë e rritjes së rolit amerikan në rajonin e Ballkanit.

“Me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Europë, Ëess Mitchell, biseduam për domosdoshmërinë e rritjes së rolit amerikan në rajonin e Ballkanit, me theks të veçantë për mbështetjen e Kosovës në ecjen e saj drejt integrimeve euro-atlantike. Aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është garancë që na jep siguri dhe shpresë! Vazhdojmë bashkë…” ka shkruar Haradinaj në Facebook./Indeksonline/