10:30 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Taksa 100%, le të shërbejë si porosi për të gjithë se ne jemi zgjuar

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj vazhdon të qëndrojë fuqishëm pas vendimit për vendosjen e taksës 100% për produktet serbe dhe ato të Bosnje Hercegovinës të cilat hyjnë në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se taksa 100%, si vendim sovran i Kosovës, të shërbejë si porosi për të gjithë se jemi të zgjuar, të vetëdijshëm dhe se jemi vetvetja, transmeton Indeksonline.

Sipas kryeministrit Haradinaj prodhuesit vendor e kanë përpara një periudhë të artë, të cilët duhet ta shfrytëzojnë për fuqizimin dhe qëndrueshmërinë në treg.

Këtë deklaratë Haradinaj e bëri në Konventën e Parë të Prodhuesve Vendorë.

Postimi i plotë:

Taksa 100%, si vendim sovran i Kosovës, le të shërbejë si porosi për të gjithë se ne jemi zgjuar, të vetdijshëm dhe se jemi vetvetja. Prodhuesit vendorë e kanë përpara një periudhë të artë, të cilën duhet ta shfrytëzojnë për fuqizimin dhe qëndrueshmëri në treg. Reforma fiskale, që i fuqizon ata dhe taksa për importet nga Serbia dhe BeH u ka krijuar atyre rrethana më të favorshme, duke iu hequr barrën e diskriminimit. Këtë mëngjes mora pjesë në Konventën e Parë të Prodhuesve Vendorë, ku theksova se Kosova tani ka më shumë vetëbesim dhe prodhuesit tanë po e fitojnë besimin e konsumatorëve në tregun tonë dhe në atë europian.

RH