12:46 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Të mos bëhen loja me kufi, tema më e rëndësishme për vendin është liberalizimi

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka deklaruar se çështja më e rëndësishme për vendin në këtë kohë është liberalizmi i vizave.

Sipas tij çështja e kufijve është e rrezikshme dhe nuk duhet bërë loja.

“Ne gjatë gjithë këtij viti pune rëndësi i kemi dhënë shumë punë të shtëpisë qeverisëse dhe mendojmë se ecja përpara e Kosovës është tek konsolidimi i brendshëm edhe në ligj, siguri e ekonomi. Sa i përket dialogut, është temë e rëndësishme dhe kemi interes në këtë temë, qeveria asnjëherë si ka ikur obligimeve të veta, e dini se  z.Arifi është përfaqësues i delegacionit të Kosovës në dialogun e mbetur deri në arritje të marrëvshjeve.Ne kemi propozuar Limajn, që të kryeson një delegacion politik dhe shpresojmë që edhe opozita ta përkrahin pasi kemi pas mungesë të përkrahjes nga Lista Serbe dhe opozita për këtë delegacion por do të shohim si do të rrjedhin gjërat.Nuk quhet insistim por ne kemi një zgjidhje në të mirë të qytetarëve dhe të proceseve të brendshme dhe atyre të jashtme, pra mendoj se është në interes të Kosovës që të ecim  përpara dhe mos të mbesim të bllokuar”, ka thënë Haradinaj, transmeton Indeksonline.

Kryeministri Haradinaj ka përmendur edhe ndihmën e ofruar për Preshevën lidhur me  Parkun e Paqes e që sipas tij përkrahja për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc nuk do të ndalet asnjëherë.

“Unë para një kohe, kam pas nderin me e kryesuar qeverinë dhe që qeveria e vendit tim të ndajë një shumë të caktuar të parave për Parkun e Paqes në Preshevë, ne do ta mbajmë çdoherë vëmendjen dhe interesimin për shqiptarët  që jeton në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Ndërsa për këto tema duhet përkujtuar që detyra ime është zbatimi i Kushtetutës dhe ajo na obligon edhe në territor, edhe në kufi edhe në integritet territorial dhe sovranitet.Unë shërbej në emër të qytetarëve dhe besoj jemi qeveria e parë që ka shkuar aq përpara me përkrahje , kemi komunikim shumë të mirë për mbijetesën e shqiptarëve në atë pjesë.Për të gjitha të tjerat unë kam  qëndrim të rezervuar për shkak se jam kryetar i qeverisë dhe i obliogohem Kushtetutës së vendit dhe integritetit territorial të kufijve. Ajo që  vazhdoj ta them është se është eksperiment i rrezikshëm loja me kufij dhe territore.Jam kundër eksperimenteve dhe lus të gjithë që të kenë kujdes pasi duhet të jemi të vetëdijshëm se loja me kufij e dimë nga e kaluara se sa herë janë hapur nuk ka pasur garanci se kur mbyllen. Kosova nuk duhet pasur ndryshime territoresh e kufijsh”, ka shtuar Haradinaj.

“Ne jemi të kujdesshëm në procese dhe duhet ti bëjë thirrje shqiptarëve në Maqedoni të votojnë refe3renumin për emrin, për Maqedoni në NATO, pasi ishte shpëtim jetësh kur ne ishim të rrezikum. Maqedonia, Kosova dhe gjithë rajoni fiton nga kjo. Ne kemi marrëdhënie shumë të mira me qeverinë e Malit të Zi .Tema me rëndësi tani është liberalizmi i vizave dhe zbatimi i agjendës evropiane dhe të vetmin presion kohor që kemi është liberalizimi dhe nuk do të heqim vëmendjen nga kjo”, ka përfunduar ai./Indeksonline/