16:01 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj: Termocentrali “Kosova e Re”, invenstimi më i madh në historinë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, investimin më të madh në historinë e Kosovës.
Ai ka thënë se kjo marrëveshje ndikon në konsolidimin e shtetit.

Haradinaj ka sqaruar se Termocentrali do të ndërtohet me parametrat e teknologjisë së fundit, çka do të ndikojë edhe në mbrojtjen e mjedisit, transmeton Indeksonline.

Ky është komenti i plotë i Haradinajt:

Pas një pune të madhe të shumë njerëzve, ekspertëve dhe të gjitha qeverive të Republikës së Kosovës, sot, është arritur marrëveshja për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, që është investimi më i madh në historinë e re të Kosovës.

Kjo marrëveshje është një e arritur e madhe e popullit të Kosovës, që ndikon në konsolidimin e shtetit.

Pas nënshkrimit të kontratës, ky projekt siguron pavarësinë energjetike të Kosovës.

Termocentrali do të ndërtohet me parametrat e fjalës së fundit të tekonologjisë, që mundëson mbrojtjen e mjedisit, siguri për investitorët e huaj në fushat tjera si dhe vende të reja të punës.

Poashtu, me kapacitetet e reja, do të mundësohet zgjerimi i rrjetit të ngrohjes për qytetin e Prishtinës, Obiliqit, Drenasit dhe Fushë Kosovës.
Urime Kosovë!

/Indeksonline/c