11:09 / E Martë, 19 Tetor 2021 / LB

Haradinaj thotë se operacionet policore në veri po bëhen për ta dorëzuar atë pjesë të vendit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se gjatë periudhës që shkoj kemi parë dy operacione në veri të vendit dhe pas këtyre dy aksioneve, ai thotë se pa pasur përkeqësim të gjendjes dhe dobësim të shtetit ligjor.

“Të gjithë ata që janë të fushës mund ta japin këtë vlerësim. Në këto dy herë kemi dalë më dobët. Herën e parë na është mbajtur policia peng në pikat doganore, dhe herën e dytë policia jonë ka mbërri mjaftueshëm me qenë në konflikt me grupe kriminale”, ka thënë ai në seancën plenare, transmeton “Indeksonline”.

Më tutje ai ka thënë se kjo po bëhet për ta dorëzuar veriun.

Kosova, sipas tij, është me dobët në rend dhe ligj pas këtyre dy operacioneve në atë pjesë të vendit.

Haradinaj ka kërkuar sqarime për këtë gjë.

“Pse po dobësohet rendi dhe ligji, dhe shteti ligjor në veri. Kërkoj sqarime. Cka ka ndodhë. Vetëm dy vjet më herët policisë tonë s’ka guxu kurrkush me ndalë në veri. S’ka të bëj me zgjedhjet por me tërësinë territoriale”, ka shtuar Haradinaj.