17:01 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: T’ia kthejmë Serbisë në të njejtën masë, lajm i keq mos anëtarësimi në Interpol

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj konsideron se taksa 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës nuk duhet të hiqet derisa të bëhet implementimi  i të gjitha marrëveshjeve.

“Sa i përket taksës, unë e posedojë një letër që i është dorëzuar zyrtarisht Brukselit, dhe pa u implementu ta gjitha marrëveshjet si: energjia, diploma, dokumentet zyrtare mos të hiqet. Ne kemi marrë fusnotë ne emër të asaj që Serbia të mos pengojë anëtarësimin në organizata të ndryshme ndërkombëtare, ne e dimë që Serbia është shtet i vjetër e ka Rusinë e Kinën mike. Taksa 100% prej qeverisë mos të hiqet derisa të kthehen masat e reciprocitetit, me dokumente me të gjitha. Klubin e futbollit të vajzave nuk e kanë leju me marrë pjesë, të njejtën masë duhet me ua kthy.”, ka thënë Haradinaj në seancën e Kuvendit të Kosovës- transmeton Indeksonline.

Deputeti Haradinaj ka komentuar edhe mos anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Sipas tij, Kosova kishte mbështetje të mëdha por që fatkeqësisht nuk ia arriti të anëtarësohet.

Ai ka bërë thirrje që bashkërisht të punohet në të ardhmen lidhur me këtë çështje.

“Është lajm i keq që nuk jemi anëtarësu por duhet të punojmë së bashku. Shumë prej kolegeëve të mi që nuk janë këtu, kanë qenë anëtarë të delegacioneve të ndryshme me pare të buxhetit të Kosovës. Nuk e ka hargju vetëm Behgjet Pacolli, por ai buxhet është harxhuar edhe nga shoqëritë civile dhe mediat, duhet ta bartin bashkërisht përgjegjësinë. Ne kemi pas mbështetje shumë të fuqishme, por fatkeqësisht nuk e kemi arritë”, ka theksuar ai.

“Taksa 100% prej qeverisë mos të hiqet derisa të kthehen masat e reciprocitetit, me dokumente me të gjitha. Klubin e futbollit të vajzave nuk e kanë leju me marrë pjesë, të njejtën masë duhet me jau kthy.” /Indeksonline/