14:43 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj tregon pse ka mbështetur Crvena Zvezdën si fëmijë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka qenë së fundmi protagonist i një interviste për gazetën kroate, Vecernji list”.

Përpos zhvillimeve aktuale në vend në aspektin politik, Haradinaj ka folur edhe për sportin, sidomos në kohën e ish-Jugosllavisë.

Shefi i Qeverisë ka disutuar për preferencat në futboll gjatë asaj kohe, duke thënë se ai dhe shumica e popullit kosovar mbështesnin Hajdukun e Splitit, transmeton IndeksOnline.

“Kur ka luajtur Vokrri për Partizanin atëhere kam bërë tifo me këtë ekip, por nuk është e vërtet se kam qenë aq i flakët siç shprehen disa media serbe”.

”Nuk është e vërtet se kam qenë pjesë e grupit “Grobari”.

”Gjersa më parë kur isha fëmijë bëja tifo me Cervena Zvezdën sepse na pëlqenin ngjyrat e saja, ngjyra e kuqe sikurse flamuri ynë të cilën në atë kohë nuk kishim drejtë ta valonim të lirë”, u shpreh Haradinaj./IndeksOnline/