11:24 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj tregon se çka bisedoi me Mogherinin (Foto)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë qëndrimit të tij në Bruksel është takuar me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se është përshpejtuar procesi i përmbushjes së agjendës evropiane.

Sipas tij, Kosova është e përkushtuar në rrugën e saj për anëtarësim në BE.

Ja postimi i plotë i Haradinajt:

Para fillimit të takimit të dytë të Këshillit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini, biseduam për perspektivën dhe rrugën evropiane të Kosovës

Me dinamikën e re të qeverisjës është përshpejtuar edhe procesi i pëmbushjes së Agjendës së Reformave Evropiane dhe të kritereve të percaktuara me Marreveshjen e Stabilizim Asociimit.

Kosova është e përkushtuar për rrugën e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

RH