15:54 / E Martë, 12 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Haradinaj tregon se prej çka frikësohet

Kryeministri Ramush Haradinaj, sot përmes konferencës për media përveç temave të “rënda” politike ka folur edhe për një frikë të tijë.

Ai ka treguar se i ka frikë inekcionet, këtë frikë ai thotë se e ka që kur ishte fëmijë.

“Jemi njerëz edhe krejtve na trem dicka, unë kur jam kanë fmijë edhe hala tutna shumë prej inekcioneve prej gjilpane. Kur me kanë kap me shku me marrë një nekci kam kajtë shumë”, tha Haradinaj.

Ai ka vazhduar më tej duke thënë  se pavarsisht presioneve askush nuk mund ta detyroj Kosovën të pranoj ndrrim të kufijve.

“Krejt e kemi nga një dert nga një frikë por shiqo Kosova është atdheu ynë edhe nuk duhet palët tjera me llogaritë unë spo di nuk kam marrë naj kërcënim por nuk duhet që palët tjera me llogaritë që munden me deviju Kosovën e na detyrojnë neve me pranu naj ndrrim  te kufijve a naj territor a dicka”, tha Haradinaj.