11:16 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj: U konfirmua kapitulli i ri i bashkëpunimit me SHBA-të

Ramsh Haradinaj, kryeministër i Kosovës në konferencën për lansimin e fondacionit Sfidat e Mileniumit në Kosovë, tha se sot po konfirmohet një kapitull i ri i bashkëpunimit me Amerikën.

Duke folur  rreth këtij fondacioni, Haradinaj tha është me rendësi për Kosova merr ndihmë nga SHBA-të, derisa u zotua  për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në mënyrë që vendi të marrë edhe më  shumë ndihma të tilla financiare.

Haradinaj ka falënderuar presidentin Thaçi dhe ish-presidenten Atifete Jahjaga,  por edhe ish- kryeministrin Isa Mustafa, që sipas tij kanë dhënë kontributin e tyre për këtë fondacion.

Collen Hyland, zëvendësmbasadore amerikane në Kosovë, ka thënë se drejtori i MCC ka punuar shumë për këtë fondacion.

“Të gjithë kemi optimizmin dhe krenarinë duke kujtuar se pa bashkëpunimin tonë nuk do të kishte inpakt në Kosovë. Presim që ky fondacion mos të pres por të fillojë sa më shpejt’, tha ajo.

Kongresmeni amerikan Eliot Engel, ka potencuar se çdo vizitë e tij në Kosovë është mikpritëse dhe se Kosova është mik i madh i ShBA-së.

Ai ka thënë se është e rëndësishme që Serbia edhe Kosova duhet të jenë pjesë e B., duke shtuar se SHBA-ja duhet patjetër që të përfshihet në dialogun në mes këtyre dy vendeve.

E di që Kosova nuk është ende në OKB për shkak të telasheve që krijon Serbia dhe Rusia dhe Kosova ka humbur në UNESCO pikërisht për faj të Serbisë. Nëse edhe Serbia do të jetë pjesë e kësaj familje nuk duhet të minoj punët e shtetit tjetër sepse nuk është fer që Kosova të bllokohet”, tha Engel.