20:53 / E Diele, 09 Dhjetor 2018

Haradinaj uron Komitetin Olimpik të Kosovës, bën thirrje për mbështetje të talentëve të vendit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ështëbashkuar Mbrëmjes së Komitetit Olimpik të Kosovës me rastin e katër vjetorit të anëtarësimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtarë.

Haradinaj ka shfrytëzuar këtë rast për të bërë thirrje në mbështetje të talenteve të rinj në vendin tonë.

Përmes një statusi në Facebook ai tha se “të shërbej vullneti dhe pasioni i Majlindës si frymëzim për të mbrojtur ngjyrat e flamurit tonë”.

“Ajo që para katër vjetësh ishte ëndërr ejona, sot, falë punës së palodhur të shumë grave e burrave është realitet që nabën krenarë. Kënaqësi t’i bashkohesha Mbrëmjes së Komitetit Olimpik të Kosovës, me rastin e katër vjetorit të anëtarësimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, si rast ideal për të bërë thirrje në mbështetje të talentëve të rinj të vendit tonë, duke investuar në rrugëtimin e tyre drejt majave të suksesit. Të na shërbej vullneti dhe pasioni i Majlindës, si frymëzim për të mbrojtur ngjyrat e flamurit tonë. Gëzuar familjes olimpike!RH”, ka shkruar ai./Indeksonline/