09:40 / E Premte, 02 Dhjetor 2022 / B O

Haradinaj uron Rugovën për ditëlindje: Nder që punova me ty

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar ish presidentin Rugova në përvjetorin e lindjes së tij.

Haradinaj shprehet i nderuar që ka punuar me ish presidentin Rugova, duke shtuar se e kujton si një personalitet të një politike humane dhe paqësore.

Më poshtë statusi i plotë:

Sot, në ditëlindjen e tij, Presidentin Rugova e kujtojmë si një personalitet i një politike humane, paqësore, në interes dhe në mbrojtje të të drejtave të popullit të Kosovës.
E kam për nder që kam punuar me të, në vitet e para të lirisë, në kohën kur kishte kishte probleme e tema me rëndësi të madhe nacionale.
Urime ditëlindja President Rugova!