16:38 / E Shtunë, 22 Shtator 2018 / indeksADMonline

Haradinaj vazhdon ngjitjen në maja, sot vizitoi Gjeravicën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sa herë që ka mundësi të largohet nga përditshmëria politike, gjen kohë të bëj aktivitete tjera.

Ai shumë shpesh bën alpinizëm duke u ngjitur nëpër male e kodra, sikurse ka bërë edhe sot, shkruan Indeksonline.

Është pikërisht, Luan Haradinaj që ka postuar një fotografi në Instagram me Ramush Haradinaj.

Në foto Luani tregon se sot bashkë me kryeministrin është ngjitur në majën më të lartë në Kosovë, atë të Gjeravicës.

Po ashtu, Luani ka ndarë pamje nga bukuria e kësaj pjese të Kosovës. /Indeksonline/