14:04 / E Enjte, 18 Prill 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Vetëvendosje është nervoz se i ka rënë besimi, Glauku po flet me fjalë të rrugëve

Ramush Haradinaj ka thënë se po vërehet nervozizëm kohëve të fundit tek Lëvizja Vetëvendosje. Kryeministri ka thënë se arsyeja e nervozizmit ka të bëjë me humbjen e besimit në popull.

Gjuhën e Glauk Konjufcës, kryeministri e ka quajtur si gjuhë të rrugëve.

“Po shihet nervozizëm te Vetëvendosja. Glauku në foltoren e Kuvendit nga një djalë me qasje të kujdsshme, fjalën kriminalizëm e ka bërë pjesë të fjalorit. Kontratën e Contour Global e quantur kriminale, me fjalë që i ka dëgju rrugëve, por e ka gabim.

Kjo ka të bëj me rënien e besimit në Vetëvendosje. Kur i kam pyet disa miq se pse ju ka ra besimi, tha nuk kanë forca me i paraqitë temat.

Tha, i kanë mësu qytetarët me i trajtu temat me militantizëm, nervozizëm, presion, por nuk iu jep mjaftueshëm efekte. Mos të kalon në shabllon.

E shoh pse ka ndodh menjëherë ky revolucioni, është çështja e besimit të zotit Kurti realisht” ka thënë Haradinaj./Indeksonline/