18:27 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj viziton komunën e Prishtinës dhe pret në takim gjeneralin gjerman, Eberhard Zorn

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ditën e nesërme do të bëjë një vizite pune në komunën e Prishtinës.

Vizita e Haradinajt nis në ora 10:00 në objektin e Komunës së Prishtinës, transmeton Indeksonline.

Kurse me fillim nga ora 11:45, kryeministri Haradinaj do të pres në takim shefin e stafit të Forcave të Armatosura të Gjermanisë, gjeneralin Eberhard Zorn./Indeksonline/