21:13 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Vuçiq e do një pjesë të Veriut për ta njohur Kosovën

Kryeministri i Kosovës është duke folur për zhvillimet e fundit politike në një emision të T7-it.

Haradinaj ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij se ëshë kundër ides së korigjimit apo shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Me këtë rast, i pari i Qeverisë ka thënë se për këtë do ta shkarkon edhe Presidentin, Hashim Thaçi në rast se bën ndryshim të territorit të vendit tonë.

Më tutje, Haradinaj ka theksuar se Presidenti Serb, Vuçiq për ta njohur Kosovën kushtëzon që t’i jepet një pjesë e Veriut të Mitrovicës.

Sipas tij, në atë pjesë janë xehet më të madhe pasurore.

“Ata dëshirojnë të marrin rrugën që shkon prej Zveçanit deri në Jarinje dhe disa vendbanime Kushtovë, por janë rezervat më të madhe të xehjes dhe në atë pjesë e synon më së shumti Presidenti Serb, Vuçiq.  Por unë nuk besoj se do të ndodhë këtë, kushdo që e bën këtë do të bën shkelje ligjore dhe duhet të ndjeket me ligj”, ka thënë Haradinaj, përcjellë Indeksonline.

Më tej, ai ka shtuar se e dinë se “shkëmbimi apo korrigjimi”  i territoreve është një skenar i Beogradit dhe Vuçiqit.

“Unë e di këtë edhe në këtë skenar kanë lyp aleat më kanë lyp edhe mu me qenë aleat prej Beogradi por unë nuk pranojë”, tha ai./Indeksonline/