12:51 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj:Nëse Kuvendi e rrëzon demarkacionin, unë menjëherë aktivizohem

Kryeministri, njëherit edhe kryetar i AAK-së, e quan hap pozitiv dhënien e epilogut për demarkacionin nga Kuvendi, pavarësisht nëse e ratifikon apo e hedh poshtë atë. Sepse sipas tij, kjo e përshpejton liberalizimin e vizave.“Ne kemi një marrëveshje që është bilaterale me Malin e Zi, ajo ka shkuar në Kuvend. Por kemi edhe të gjeturat e komisionit. Këta deputetë mund të vendosin në çdo kohë, mirë kishte me qenë mos t’i humbet kohë Kosovës sa më shpejt mbyllet një derë, por çelet një tjetër, por fitojmë në kohë….jo, jo përshpejtohet hapja e derës për liberalizim me epilog. Mbajtja pezull nuk i ndihmon askujt, mbajtja pa vendim, ajo na kushton shumë….shiko nëse vendos Kuvendi, nga ai moment unë aktivizohem, nëse e ka rrëzuar menjëherë aktivizohem, komunikoj me Qeverinë malazeze, shpjegoj çka ka ndodh, me BE-në”, theksoi Haradinaj.

Megjithatë, pavarësisht se partia e tij nuk do ta votoj demarkacionin, Haradinaj thotë se me partnerët e koalicionit kanë një qeverisje korrekte, ani pse kanë mendime të ndara në shumë tema.