Harrojeni dimrin në Kosovë, Reali po mërdhihet në La Liga (Video)
Real Madrid është mposhtur me rezultat 1-0 nga Espanyoli në ndeshjen e xhiros së 26-të të La Ligas.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Gerard Moreno në minutën e fundit të ndeshjes.
Pas kësaj humbje, Reali mbetet në pozitën e tretë me 51 pikë, 14 më pak se Barca që ka një ndeshje për të zhvilluar. /IndeksOnline/