16:54 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Real Madrid e shiti falas tash kërkon ta blejë për 18 milionë euro

Ekipi spanjoll Real Madrid po kërkon ta rikthejë mbrojtësin Mario Hermoso të cilin e dha falas një vit më parë tek skuadra e Espanyol.

Mbrojtësi 23 vjeçar dështoi të bëhej pjesë e ekipit të parë të “Mbretërve” prandaj u transferua tek Espanyol, transmeton Indeksonline.

Pas paraqitjeve impresive të tij tek klubi katalunas, Real Madrid dëshiron ta rikthejë spanjollin.

Nëse ekipi kryeqytetas dëshiron ta transferoj Marion duhet të paguaj 18 milionë euro.

Hermoso kishte kaluar në të gjitha grup-moshat e Real Madrid por nuk e pati fatin të hyjë në ekipin e parë.

Deri më tani Hermoso është paraqitur 30 herë për Espanyolin dhe ka qenë ndër mbrojtësi më të mirë në La Liga këtë sezon.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që selektori i Spanjës, Luis Enrique ta ftoj atë në kombëtare. /Indeksonline/