14:46 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

Messi ishte shumë pranë t’i bashkohej klubit modest në vitin 2005

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ishte shumë pranë transferimit tek Espanyoli në vitin 2005, gjithnjë sipas trajnerit të Spurs, Mauricio Pochettino.

Messi, 31-vjeçar, ishte në fazën e hershme të karrierës së tij aso kohe, por në fund vendosi të mbetej në ”Old Trafford” për t’u konsideruar më vonë si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.

Pochettino – aso kohe ishte futbollist i Espanyolit, dhe tha se ishte pranë t’i bashkohej klubit pasi impresionoi ndaj Juventusit në Joan Gamper Trophy, transmeton IndeksOnline.

”Fillova të dëgjoj rreth tij kur isha në Espanyol – një djalosh i vogël i cili luante në akademinë e Barcelonës”, tha Pochettinos para ndeshjes, Spurs – Barça të mërkurën.

Image result for messi pochettino

”Ai arriti te Barcelona kur ishte vetëm 13-vjeçar. Më pas, dëgjova se ai ishte pranë Espanyolit, shumë afër”.

”Sepse ai ishte aq fantastik në Joan Gamper. Capello e lavdëroi atë pas ndeshjes ku Barcelona u përballë me Juventusin nën urdhrat e Real Madridit”.

”Pra, nëse ai nuk do të luante në këtë kompeticion, me gjasë ai do të ishte ylli më i madh i Espanyolit dhe se Espanyoli mund të ishte Barcelona”./IndeksOnline/