15:25 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Harrojeni Ritën, e motra do t’ju mahnit me bukurinë e saj

Këngëtarja shqiptare Rita Ora njihet për muzikën e saj me të cilën ka bërë për vete miliona fansa kudo në botë.

Ajo përveç muzikës, vëmendje të madhe në media ka edhe për paraqitjet e saj si dhe jetën e saj private.

Publiku  interesohet edhe për familjarët e saj, të cilët këngëtarja herë pas here i publikon në rrjete sociale.

Kështu ka bërë së fundmi, duke publikuar një fotografi të së motrës Elenës, e cila duket në formë shumë të mirë.

Motra ime e mrekullueshme ka shkruar Rita në mbishkrimin e fotografisë.