75 Mall Live Search
09:55 / E Diele, 07 Janar 2018 / indeksADMonline

Harrojeni Ronaldon dhe Messin, ky 19-vjeçar është futbollisti më i pasur në Botë (Foto)

Të gjithë mendojmë se futbollistët më të pasur janë: Cristiano Ronaldo, Lionel Messi apo David Beckham.

Megjithatë një mendim i tillë ishte i gabuar. Një 19-vjeçar ka pasuri më të madhe se yjet e lartpërmendur. Bëhet fjalë për Faiq Bolkiah, lojtarin e Leicesterit që ka afro 20 miliardë dollarë, transmeton IndeksOnline.

Por, Faiq duhet të jetë i lumtur dhe krenarë që është nipi i Hassanal Bolkiah, Sulltani i Bruneit.

I lindur në LA, lojtari i talentuar filloi karrierën futbollistike në Angli te skuadra e Newbury. Në vitin 2009, ai iu bashkua Southamptonit, për t’u transferuar më pas në skuadrat Arsenal – Chelsea, dhe krejtë në fund në Leicester City, ku ende nuk ka luajtur ndonjë ndeshje zyrtare.

Kur Faiq ishte vetëm shtatë vjeçar, babai i tij Jefri vendosi ta festonte ditëlindjen e tij të 50-të në mënyrë interesante. Ai ftoi Michael Jackson në një koncert privat duke paguar plotë 17 milionë dollarë.

Por edhe Jefri (babai i futbollistit) kap një pasuri rreth 10 miliardë funta (13.5 miliardë dollarë).

Për të qenë i sinqertë, Faiq ndoshta nuk ka nevojë të punoj, por në një intervistë të rrallë për “FourFourTwo”, ai thë se është i dashuruar në futbollin dhe nuk do të ndalet asnjëherë./IndeksOnline/