75 Mall Live Search
22:50 / E Premte, 02 Mars 2018 / indeksADMonline

Harrojeni të ftohtit, po na pret vikend i nxehtë me futboll

Ky vikend do të jetë shumë i zënë për ata që e duan sportin më popullor në botë, futbollin. Janë disa derbi që do të zgjojnë kërshërinë e miliona njerëzve në botë.

Leipzig-Dortmund është supersfida e Bundesligës Gjermane që do të përcaktojë shumë për pozitat që dërgojnë në Ligën e Kampionëve.

Italia do të jetë e “nxehtë” të shtunën me dy ndeshje që mund të jenë përcaktuese për titull.

Lazio-Juventus dhe Napoli-Roma mund të ndryshojnë rënditjet tabelare në Serie A.

E diela në Angli do të jetë nën hijen e dy skuadrave të fuqishme, Manchesterm City-Chelsea.

Serie A ka vëmendjen ka derbi më i madh në Itali, Milan-Inter që zhvillohet të dielën në orën 20:45.

Edhe në Spanjë e diela mund të përcaktoi titullin pas përballjes Barcelona-Atletico Madrid./Indeksonline/

Temat: