00:05 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Harry Bajraktari, William Walker e personalitete të njohura, protestuan në New York kundër krimeve serbe

Sot,para Konsullatës së Serbisë në New York, komuniteti shqiptar në SHBA në bashkëpunim me atë kroat e boshnjak, protestuan kudër dhunës seksuale dhe krimeve të tjera të pandëshkuara serbe gjatë luftës n ëish Jugosllavi.

Protesta u mbajt nën moton : “Rally for her Justice” – “Protestë: Për Drjetësinë Tonë”, nje moto kjo që është përdorur edhe më parë në protestat e këtyre grave në Sarajevë, Zagreb dhe Prishtinë.

Kauzës së këtyre grave për të protestuar kundër Krimeve të Përdhunimit dhe të Dhunës Seksuale Serbe gjatë luftës në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë, të Martën, 29 Tetor, në ora 11 e mëngjesit, para Konsullatës së Përgjithshme të Serbisë, ju bashkuan edhe personalitete të njohura, zyrtar të lart local të qytetit. lider dhe veprimtar, kongresmen, senator të shettit, artistë, organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e të ndrejtave të grave prfshire : Kongresmeni amerikan Eliot Engel, një nga lobistët më të zëshem dhe më aktivë pro-shqiptar në Uashington ( bashkeshortja e tij Patt Engel), Kryetarja e Grupit të Grave të Këshillit të Qytetit të Neë York, Carlina Rivera, Ambasadori Ëilliam Ëalker, ish-shefi i Misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, Assemblyëoman Natalia Fernandez , kanditati per asambleist Marko Kepi, legjistatori Vedat Gashi, profesore Tanja Domi, Familja e vellezerve deshmor Bytyqi, e tjerë.

Këtë protestë e cila zgjati disa e drejtoje Këshilltari shqiptar i Nju Jorkut, Mark Gjonaj, i cili bëri thirrje një ditë më parë, të gjithë shqiptarëve të Amerikës, të dalin sot në protestë kundër dhunës seksuale dhe krimeve të tjera të pandëshkuara serbe të luftës 20 vjet më parë në Kosovë./Indeksonline/