75 Mall Live Search
13:08 / E Hënë, 25 Maj 2026 / G T

Harry Kane fiton “Këpucën e Artë”, në garë ishte edhe Vedat Muriqi

Sulmuesi i Kombëtares së Anglisë dhe Bayern Munchen-i, Harry Kane ka fituar “Këpucën e Artë”.

Kane shkëlqeu këtë sezon me Bayern Munchen-in, duke shënuar 36 gola në Bundesliga, shkruan Indeksonline

Ai e fitoi këtë çmim dhe ishte shumë larg sulmuesve të tjerë.

I dyti me më së shumti gola në ligat më të forta të Europës, ishte Erling Haaland (27).

Kujtojmë se në këtë garë ishte edhe sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi (23 gola)./Indeksonline/