21:18 / E Mërkurë, 19 Maj 2021 / Blerim

Harry Kane ‘përshëndetet’ me tifozët e Tottenham

Ndeshja mes Tottenham Hotpsur dhe Aston Villas mund të cilësohet si e fundit për Harry Kane në stadiumin ‘White Hart Lane’.

Para disa dite qarkulluan disa lajme se sulmuesi i Kombëtare së Anglisë ka kërkuar largimin nga Spurs, shkruan IndeksOnline

Pas përfundimit të ndeshjes, Kane qëndroi i vetmuar në stadium dhe i përshëndeti të gjithë tifozët, duke lënë një mesazh largimi në fund të këtij sezoni!

Kujtojmë që ndeshja e xhiros së 37-të mes Spurs dhe Aston Villas u mbyll me fitore të kësaj të fundit me rezultat 1-2./IndeksOnline/