09:53 / E Diele, 14 Korrik 2019 / indeksADMonline

Harry Maguire kërkon të largohet nga Leicesteri

Maguire dëshiron largimin nga klubi aktual, kurse Manchester Unitedi është duke pritur të transferojë mbrojtësin e Anglisë.

Por ai është ‘i zemëruar’ me Leicester City për bllokimin që po ju bëhet Manchester United dhe Man City, për transferimin e tij, transmeton Indeksonline.

Harry Maguire njoftohet se është i zemëruar me Leicester City për refuzimin e ofertave nga Manchester United dhe Manchester City . Anglezi është objektivi kryesor i Ole Gunnar Solskjaer për të përforcuar mundësitë e tij në mbrojtje qendrore. Por City janë gjithashtu duke u munduar për të nënshkruar 26-vjeçarin me Pep Guardiola gjithashtu duke kërkuar të forcojë mbrojtjen. Si United ashtu edhe Cityt ju janë refuzuar ofertat e tyre prej 70 milionë funte, nga Leicester.

Maguire thuhet gjithashtu se ka një marrëveshje me Leicester e cila lejon që ai të largohet këtë verë nëse klubi merr një ofertë të pranueshme. Maguire nënshkroi një zgjatje të kontratës prej pesë vitesh, gjatë muajit shtator./Indeksonline/.