23:13 / E Diele, 04 Korrik 2021 / AR

Harry niset me urgjencë në Kaliforni. Çfarë i ka ndodhur Meghan-it?

Ditët e qëndrimit të Harry-t në Mbretërinë e Bashkuar mbaruan. Princi është nisur me urgjencë në Kaliforni.

Vetëm pak orë para zbulimit të statujës së princeshës Diana, Harry mori lajmin se xhaxhai i Meghan ka ndërruar jetë.

Pas ceremonisë së statujës, Harry është nisur për në Kaliforni për t’i qëndruar pranë Meghanit. Xhaxhai i Meghanit, Michael Markle u nda nga jeta nga sëmundja e Parkinsonit në moshën 82-vjeçare.

Sipas Daily Mail Michael nuk e ka takuar asnjëherë Harryn, por ishte shumë i lumtur për lidhjen e Meghanit me princin.