14:25 / E Premte, 31 Janar 2020 / indeksADMonline

“Harry s’është i lumtur, ai po vuan nga kjo situatë”

Së fundi princi Harry dhe Meghan Markle kanë hequr dorë nga detyrat mbretërore dhe u larguan nga Mbretëria e Bashkuar.

Pak ditë më parë, burime për “Bazaar”-in thanë se Meghani tani ndihet e lirë dhe e lumtur që është larguar nga Londra, por Harry jo, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, miku i ngushtë i Harryt, Nacho Figueras, tha se princi po vuan nga kjo situatë.

Fola me Harryn pak ditë më parë. Ai ka vuajtur shumë nga gjithë këto gjëra që i kanë ndodhur.

Ai e vuan faktin që njerëzit e gjykojnë. Harry është një baba… një njeri që po mundohet të mbrojë “këlyshin” dhe “luaneshën” e tij me gjithçka që ka mundësi. Ai është bërë një burrë i mrekullueshëm, një burrë për të cilin e ëma do të ishte shumë krenare”, është shprehur Figuerasi./Indeksonline/