Harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb shfaqet përsëri në një ndeshje basketbolli

Tifozët serb kanë shfaqur edhe njëher hartën e Kosovës me ngjyrat e flamurit të tyre.
Kjo ndodhi në ndeshjen basketbollistike të Euroligës mes Bayernit dhe skuadrës së Partizanit, shkruan IndeksOnline.

Baneri ku shihet harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb është shfaqur në shkallët e palestrës nga tifozët e Partizanit.
Po ashtu është parë edhe një tifoze e cila mban veshur një fanellë të njëjtë.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë, pasi këto skena i kemi parë edhe gjatë Kampionatit Botëror ”Katar 2022”, ku kjo hartë është shfaqur në zhveshtoren e kombëtares serbe.
Po ashtu edhe tifozët e Cervena Zvezdës e kanë bërë një skandal të tillë në ndeshjet e Euroligës./IndeksOnline/