11:41 / E Martë, 07 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Hasani: Do ta shqyrtojmë pozicionin e Kosovës në CEFTA, jo më në emër të UNMIK-ut

Kusari-Lila ka ngritur edhe cështjen shkëmbimeve tregtare, që sipas saj Kosova nuk ka balanc tregtar.

Ministri Hasani duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të këtij Komisioni, theksoi se shumë shpejt do të jetësohet Ligji për Investime Strategjike.

“Të gjitha funksionet për investime të huaja mbesin tek KIESA dhe nuk ka bartje të kompetencave tek ministria e Diasporës dhe Inovacionit, pra adresa për investitorë të huaj mbetet Agjencia për Promovimin e Investimeve të Huaja KIESA që është në kuadër të MTI-së”, deklaroi Hasani duke sqaruar se kompetencat mbeten të njëjta ashtu siç kanë qenë në KIESA.

Ai ka sqaruar se më 15 të këtij muaj do të aktivizohet laboratori për cilësinë e naftës. Sipas tij, zonat ekonomike ato që kanë qenë në proces janë duke u funksionalizuar.

Sa i përket CEFTA, ai tha se Kosova duhet të paraqitet si shtet në CEFTA jo në emër të UNMK, dhe do të shqyrtojnë pozicionin për tërheqjen nga CEFTA.

Ai tha se me 23 të këtij muaj do të marrin pjesë në një takim zyrtar  Serbi dhe do të bëjnë presion për pozicionin e Kosovës në CEFTA

Në këtë raportim Hykmete Bajrami ka kërkuar sqarim për vendimin e importit të miellit dhe ndikimet e saj në çmimin e bukës si dhe pse kjo Ministri nuk mori vendim edhe për grurin. Ajo ka kërkuar garanci për çmimin e bukës në këtë drejtim.

Për vendimin e miellit ministri Hasani tha se kjo ka ardhur shkas i shpëtimit të industrisë së miellit dhe një gjë e tillë lejohet edhe me ligj.

Ai ka përmendur reagimet e Serbisë dhe një deputeti të Kuvendit të Kosovës, që sipas tij, ndoshta dikujt po i prek në xhep vendim për miellin.