16:23 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Hasani e Begaj e bëjnë Malishevën me dy projekte të mëdha

Komuna e Malishevës dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë janë bashkuar që Komuna e Malishevës të përfitojë dy projekte nga Qeveria e Kosovës.

Kryetari i Malishevës Ragip Begaj dhe Ministri i Tregtisë Bajram Hasani që të dy vijnë nga partia e zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj, i cili është nga Malisheva.

Begaj tha se janë zotuar për dy projekte madhore, njëra prej tyre zona ekonomike dhe beson se Malisheva do të jetë e favorshme për biznese.

Ministri Hasani tha se prej sot Malisheva do t’i ketë dy projekte madhore, inkubatori për biznese dhe Zona Ekonomike. Këto projekte do të jetë mbi tre milionë euro.

“Me kryetarin u dakorduam për dy projekte të mëdha. Për zonën e lirë ekonomike që ka vlerën e 3 milionë eurove dhe për inkubatorin e bizneseve në vlerë 500 mijë euro. Ne kemi ndarë mjetet financiare, po presim që komuna t’i kryej punët e saj”, tha Hasani

“Edhe Malisheva dhe gjithë bizneset e Kosovës po presin lajme të mirë për mbështetjen e prodhimeve vendore”, tha ministri Hasani.

Kryetari Begaj ka thënë se shumë shpejt  do të fillojnë procedurat për shpronësim lidhur me këto projekte.