17:04 / E Mërkurë, 10 Shkurt 2021 / A. A

Hasani: Prishtina favorit për titullin e kampionit

Florent Hasani sot u transferua në Izrael te Hapoel Kfar Saba. Mesfushori nga Vushtrria është produkt i futbollit kosovar.

Ai kishte luajtur me grupmoshat e reja të Vushtrrisë ndërsa në vitin 2017, Hasani ishte shpallur kampion në Superligë me Trepcën 89.

Hasani thotë se e përcjellë rregullisht Superligën edhe tash, dhe tregon se kush është favorit për titullin e kampionit.

“Superligën e përcjelli çdo vikend, çdo ndeshje kur kam kohë e përcjelli, sidomos Trepçën ’89. Sa i përket kampionit, edhe pse është mbrapa me pikë e shoh Prishtinën si ekip më të komponuar dhe me shumë kualitet se sa ekipet tjera. Edhe Ballkani poashtu është pretendent. Për mua Prishtina me Zekirija Ramadani ka më shumë përparësi” deklaroi për Hasani për Indeksonline.

/Indeksonline/