19:50 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

Hasani zyrtarizohet te Diosgyor, ka një mesazh për tifozët kosovar (Foto)

Florent Hasani sot është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i klubit hungarez, Diosgyor.

Ai përmes rrjeteve sociale ka shkruar disa fjalë për transferimin e tij në Hungari, transmeton IndeksOnline.

“Pas një rruge të gjatë dhe me shumë sakrificë, sot erdhi dita që të bëjë një hapë më të madhë në karrierë”, shkruhet në një pjesë të postimit nga Hasani.

Hasani poashtu i falënderon klubet e tij kosovare dhe të gjithë tifozët.

“Së pari dua ta falënderoj Allahun që më dha shëndetin dhe të gjitha mundësit që të punoj. Dua të falënderoj të shtrenjtën familje të cilët më kanë përkrahur maksimalisht në çdo moment. Hapat e parë i morra te ekipi Vushtrrisë, dua t’i falënderoj të gjithë që nga drejtuesit e të gjithë trajnerët. Hapi i radhës ishte Trepça ’89, ku për 2 vite e gjysmë të gjithë së bashku arritëm suksese historike”, vazhdon shkrimi i futbollistit kosovar.

Kujtojmë se Hasani është shpallur futbollisti më i mirë i Superligës për vitin 2017./IndeksOnline/

Më poshtë mund ta lexoni statusin e plotë:

Miqt e mi të nderuar dhe të respektuar nga sot zyrtarisht jam pjesë e Fc Diosgyor VTK ne ligen e Hungaris.
Pas një rruge të gjatë dhe me shume sakrifice , sot erdhi dita që të bëjë një hapë më të madhe në karrier.
Se pari dua ta falenderoj Allahun që më dha shëndetin dhe të gjitha mundesit të punoj , dua të falenderoj të shtrenjten familje të cilet më kane perkrahur maksimalisht në qdo moment dhe që i dua pa fund.
Hapat e parë i morra tek klubi i qytetit FC Vushtrria ku edhe debutova në superlig si 17 vjeqar dhe dua ti falenderoj të gjithë që nga drejtuesit , të gjithë trenerat me të cilet punova dhe mesova shumë , gjithë bashklojtaret qe i kisha aty dhe tifozet Forca.
Hapi i radhes ishte Trepça’89 ku per 2 vite e gjysme të gjithë se bashku arritem suksese historike.
Falenderim te madh per qdo njeri në këtë klub të cilet më besuan dhe më dhuruan hapësirë të tregoj vlerat në superligen e Kosoves e besoj që këtë besim ua kamë kthyer me paraqitje të mira , gola , asiste , fitore , trofe e suksese , falenderoj presidentin Abedin Zeka i cili me besoi dhe me dha perkrahje shume qe nga dita e pare dhe suksesi im është i lidhur me ta , trenerat dhe drejtoret me të cilet punova gjatë ksaj periudhe ku arritem suksese dhe rezultate historike, nga të gjithë mesova gjëra të mira , falenderim të pafund per bashklojtarët ku të bashkuar arritem gjithqka dhe të cilet gjithmonë do të mbesin ne zemren time , ne qdo ndeshje do të bëj tifo per ta dhe ju uroj shumë sukses , falenderoj gjithë tifozet që na perkrahen drejt rruges se titullit.
Falenderim te veqant per dy njerzit dhe bashkpuntorët e mi të cilët kanë shumë meritë që une jam sot këtu , Meriton Berisha dhe Attila Georgi.
Falenderoj të gjithë miqt e mi , shoqërin dhe të gjithë të cilët janë pjesë e jetes dhe karrieres time.
Florent Hasani