09:10 / E Diele, 19 Qershor 2022 / MSH

Hasen gati 300 dele në Kaçanik, dyshohen të jenë kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut

Në Bajnicë të Kaçanikut, policia ka hasur dje në 280 krerë delesh, të cilat dyshohen se janë kontrabanduar nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

“Njësiti i Inspektorëve të AUV-it kanë bërë verifikimin dhe kanë konstatuar se 80 copë delesh prej tyre nuk kanë matrikula” thuhet në njoftimin e policisë.

Delet i janë dhënë në përkujdesje pronarit.

Rasti shkon në procedurë hetimore.