19:16 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018

Hashim Thaçi përsëri ‘ushtarak’ pas 20 viteve

Drejtori Politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, para 20 vjetësh ishte shfaqur disa herë duke inspektuar ushtarët e UÇK-së.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte demilitarizuar dhe shndërruar në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës dhe më pas edhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Thaçi ishte protagonist i tërë këtyre ndryshimeve, por pas përfundimit të luftës, ai asnjëherë më nuk ishte parë me një uniformë.

Sot, pas rreth 20 vjetësh, një ditë para votimit të Ushtrisë së Kosovës, si Komandant Suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Hashim Thaçi, e veshi sërish uniformën ushtarake, por këtë radhë për të inspektuar ushtarët e Republikës së Kosovës.

Temat: