16:24 / E Diele, 26 Gusht 2018 / indeksADMonline

“Hashim Thaçit t’i ndalohet kthimi në Kosovë”

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, kërkon që presidentit Hashim Thaçi t’i ndalohet kthimi në Kosovë, pasi ai së bashku me Aleksandar Vuçiq, presidentin e Serbisë, po vendosin për të ardhmen e vendit tonë.

Ajo në një postim në Facebook shkruan se presidenti Thaçi dje në Austri na tregoj se më nuk kemi pse t’i konsultojmë miqtë ndërkombëtar, pasi ai me mikun e tij Vuçiq vendosin për të ardhmen e Kosovës dhe të ardhmen tonë.“Thaçi i cili u bë President në Kuvendin e Kosovës të rrethuar me policë nuk përfaqëson interesat e popullit të Kosovës. Prandaj, Thaçit duhet t’i ndalohet kthimi në Kosovë. Thaçi më nuk është president i Kosovës”, shkruan Pacolli. /IndeksOnline/

Temat: