18:01 / E Martë, 22 Maj 2018 / indeksADMonline

Haskuka: Nesër të gjithë në palestër për Bashkimin

Nesër zhvillohet ndeshja e katërt finale e Play-Offit të Superligës së Kosovës në Basketboll në mes të Bashkimit dhe Prishtinës.

Prezrenasit janë në epërsi me dy fitore ndërsa një herë ka triumfuar skuadra nga kryeqyteti.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka i ka ftuar të gjithë bashkëqytetarët e tij që të bashkohen me “Arpagjikt” në mbështetje të klubit.

Ky është postimi i Haskukës në Facebook:

Klubi i qytetit tonë, Bashkimi, është para një beteje historike. Nesër do të zhvillohet ndeshja e katërt e finales së Play Offit në basketboll, ku Bashkimi do ta pret skuadrën e Prishtinës dhe në rast të fitores, do të shpallet kampion i Kosovës.

Nesër duhet të jemi të gjithë bashkë dhe t’i mbushim tribunat përplotë. Bashkimi ka nevojë më shumë se kurrë për përkrahjen e “Arpagjikëve” për t’u shpallur kampion për herë të parë në histori.

Pastaj, për Bashkimin le të vazhdojë festa edhe në Shadërvan!