Haskuka: PDK-ja po synon ta ndërrojë rezultatin në Prizren (Video)
Mytaher Haskuka i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili sipas rezultateve të KQZ-së është fitues në Prizren, ka thënë sot gjatë një konference për media se PDK-ja po pretendon që ta ndërrojë rezultatin në Prizren.
“Sot kemi thirrur këtë konferencë për shkak të një ankese që është dërguar ku kërkohet rinumërimi nga PDK-ja, e cila është një manipulim, për ta ndryshuar vullnetin e qytetarëve. Ankesat e tilla edhe me vërejtjet nuk janë pranuar nga PZAP, presim qe edhe kjo të mos pranohet. Nuk ka kurrfarë dëshmie se ka ndodhur ajo që është paraqitur”, shtoi ai, raporton Indeksonline.
Sipas tij, për qendrën e votimit “Motrat Qiriazi” monitoruesit nga Bashkimi Evropian thanë që procesi zgjedhor ka qenë në rregull, shoqëria civile po ashtu konfirmon që procesi i votimit nuk ka pas parregullsi, gjithë komisionerët e të gjitha partive nënshkruajnë procesverbalet dhe nuk kanë asnjë vërejtje, vëzhguesit e gjitha partive nuk kanë asnjë vërejtje përfshirë edhe vëzhguesit e PDK=së.
“Tani pas disa dite kur kuptuan që po hupin, dalin hajnat e klanit Pronto dhe ankohen, duan të vjedhin fitoren e popullit, nuk do ti lejojmë hajnat të na e marrim të ardhmen tonë. Boll mo!”, ka thënë tutje Haskuka. /Indeksonline/