11:33 / E Enjte, 15 Tetor 2020 / C E

Haxhi Krasniqi: Me i pas dëgjua prindërit moti isha pensionuar

Haxhi Krasniqi është shpallur kampion i Botës pasi të shtunën e mposhti me KO Dominic Boesel në ndeshjen më të rëndësishme në karrierën e tij.

Boksieri nga Juniku ka mbajtur një konferencë për media në Prishtinë ku ka folur për këtë sukses.

Ndër të tjerash ai e ka komentuar edhe intervistën e babait të tij që i ka kërkuar të pensionohet menjëherë pas titullit.

Me pas ndëgju babën e nënën moti e kisha lanë boksin. Vuajtjet më të mëdha i kanë përjetu prindërit, jam mundu që me i fsheh vuajtjet para tyre. Kanë hek shumë. Baba im ka qejf që unë të tërhiqem por ende nuk ka ardhur koha që ta marr at vendim“, ka thënë Kampioni i Botës.