13:29 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / Blerim

Haxhi Krasniqi në uniformën e FSK-së, krenar me ushtrinë tonë

Haxhi Krasniqi është pritur nga Komandanti i Forcave Tokësore gjeneral brigade Fadil Hadergjonaj, së bashku me komandantët e Regjimenteve dhe shtabin e KFT-së.

Vizita ishte organizuar në shenjë mirënjohje për titullin e më të mirit të botës që bëri krenarë të gjithë, ai është njoftuar për punën dhe aktivitetet e FSK-së, gjithashtu ka vizituar edhe disa stacione stërvitore dhe me këtë rast gjeneral Hadërgjonaj i ka dhuruar një pllakë me emblemën e KFT-së.

Krasniqi është ndier krenarë me të arriturat e FSK-së dhe ka falënderuar për pritjen miqësore që i është bërë atij.