15:31 / E Martë, 12 Dhjetor 2023 / k.v

Haxhi Shala dërgohet në Hagë, aeroplani special ateroi në Rotterdam

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala, ka mbërritur në Holandë.

Aeroplani special i cili e mori Shalën në Prishtinë sapo ka ateruar në aeroportin e Rotterdamit.

Shala që nga mëngjesi i djeshëm ka qëndruar në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë, ku edhe është intervistuar me urdhër të Gjykatës Speciale.

Ai dyshohet për pendim në drejtësi dhe ndikim të dëshmitarët.

Avokati Xhevdet Smakiqi në një prononcim për IndeksOnline ka thënë se bastisja në fshatin Banjë, sekuestrimi i telefonit dhe ndalimi 24 orësh në EULEX në Fushë Kosovë, është bërë me shkelje procedurale./IndeksOnline/